×
  • Lajme
  • Lajme

    Vërshohet një fshat i Prishtinës nga reshjet e mëdha të shiut

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 16:39

    Reshjet e shiut nuk janë duke u ndalur, si pasojë është duke pasur edhe vërshime.


    Fshati Prugovc i komunës së Prishtinë është vërshuar nga reshjet e mëdha.

    Në disa fotografi të dërguara në adresë të Reporterit, shihen shtëpitë e vërshuara, teksa banorët thonë se përkundër kërkesës së banorëve për t’u dalë në ndihmë, komuna nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

    Më tej banorët thonë se nga reshjet e mëdha, frikësohen se dëmet mund të jenë më të mëdha.

    Kujtojmë se në një njoftim nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thuhet se sot ka probabilitet të lartë të reshjeve ekstreme dhe përmbytjeve të mundshme si dhe rrëshqitje të dheut./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!