Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar ashpër ndaj dekkaratave kërcënuese që një ditë më parë nisën nga zvministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, të vazhuara më pas edhe ndërmjet oresidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit në largim, Albin Kurti.
Veseli deklaroi se presidenti duhet të ketë kujdes pasi sipas tij, kur rrin shumë me fëmij mund të lagesh.
“Presidenti është institucioni më i lartë në Kosovë. Albin Kurti duhet ti ndalë konvojet nga Serbia dhe punonjësve serbë që po futen në Kosovë. Duhet me ndalë zemërgjerësinë ndaj Serbisë. Nuk e kemi ditë që e ka pasë shpirtin kaq të gjerë se na pat çmend me atë Serbi, demarkacion, Zajednicë. Domethënë le të ndalet se Serbia nuk është dashuria jonë. Më mirë ka qenë me hapë me Shqipërinë se presidentin ska mund ta ndalë as Serbia e jo më ai Sfeçla”, tha Veseli. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.