×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Anti-amerikanizmi po dëmton Kosovën po aq sa coronavirusi

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 11:44

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për tërheqjen e investimeve amerikane, duke përmendur rastin e djeshëm të Countur Global dhe Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (Millenium Challenge Corporation – MCC).


    Pasi foli për masat që Qeveria duhet të marrë për të luftuar coronavirusin, Veseli shtoi se qasja e Qeverisë po e dëmton dhe rrezikon Kosovën  po aq sa ky virus, shkruan Reporteri.net.

    “Është edhe një situatë tjetër që kërkon vëmendjen tonë si shoqëri dhe si shtet, largimi i investitorëve amerikanë nga Republika e Kosovës, ndalja e programeve investuese në Republikën e Kosovës. Protagonizmi i anti-amerikanizmit të kësaj qeverie është vërtetë duke e dëmtuar dhe rrezikuar Kosovën po aq sa coronavirusi”, ka thënë Veseli.

    Ndërkaq, kreu i opozitës theksoi se Qeveria duhet të krijojë programe konkrete për të ndihmuar bizneset që kanë stagnuar nga situate, për të shpëtuar kështu vendet e punës.

    Ndër të tjera, kryeopozitari mbështeti dekretin e presidentit Thaci për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, gjë që po e kundërshton opozita./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!