×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Do të ndërtohen Memoriali dhe Muzeu për gjenocidin e Serbisë në Kosovë

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 16:39

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se do të nisë së shpejti procedurat për shpalljen e një dite të vitit si Dita e Gjenocidit në Kosovë.


    Por, përveç kësaj ai tha se do të marrë iniciativë që të ndërtohet një Memorial Qendror për viktimat e luftës në Kosovë.

    Përveç Memorialit, Veseli përmendi se do të themelohet edhe Muzeu i Gjenocidit bashkë me lokacionin e saktë për ndërtimin e tij.

    Këto projekte ai i përmendi gjatë një seance që kishte me institucionet e drejtësisë në vend si dhe shoqatat e familjarëve të të vrarëve në luftë, në kuadër të iniciativës së tij për themelimin e një tribunali ndërkombëtar për dënimin e krimeve të Serbisë në Kosovë.

    Fjalimi i plotë:

    Të nderuar të pranishëm Zonja dhe Zotërinj Salla ku sot jemi së bashku është një vend ku janë marrë vendime të mëdha për Kosovën. Këtu është shpallur Kosova shtet i pavarur e sovran. Është miratuar Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe janë nxjerrë qindra ligje për të mirën e shtetit dhe qytetarëve tanë. Edhe sot, nga ky takim, qëllimi ynë është i qartë dhe i drejtë.

    Ky Kuvend duhet të marrë edhe një nga vendimet e veta më të domosdoshme. Iniciativën për një Gjykatë Ndërkombëtare, e cila do të gjykojë dhe dënojë krimet e kryera nga shteti i Serbisë gjatë luftës në Kosovë, duhet të ngritet dhe ne do ta bëjmë këtë. Për të nisur rrugën e së vërtetës për mijëra njerëz tanë të vrarë, të varrosur e rivarrosur, nëpër baza ushtarake-policore të shtetit serb, të masakruar e të ri-masakruar.

    Një pjesë e këtyre viktimave civile të pafajshme janë kthyer në eshtra, pa një konkluzion të mirëfilltë të shkakut të vrasjes së tyre dhe pa një analizë se si janë vrarë dhe çfarë është bërë me ta, nëse u ishin marrë organet ose jo. Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Po flas vetëm për viktimat e pafajshme civile, burra, gra, pleq, të rinj, prej tyre mijëra fëmijë të Kosovës – shqiptarë, të vrarë e të masakruar.

    Një drejtësi që është mohuar deri më tash. Një e vërtetë që përmes mosvënies së drejtësisë po tentohet të mohohet edhe si e vërtetë nga kryesit e tyre, shteti serb. Bëhet fjalë për krime e masakra që shteti serb ka kryer në mënyrë sistematike, të organizuar, me platformë e strategji politike dhe operacionale.

    Nëse ne të gjallët nuk kërkojmë drejtësinë për to, atëherë rrezikojmë të barazohet viktima me xhelatin, në heshtjen dhe mohimin e këtyre krimeve. Ky Kuvend nuk do ta lejojë këtë dhe ka për obligim të marrë vendim që ta çojë deri në fund drejtësinë dhe kriminelët t’i vë para drejtësisë. Ka obligim njerëzor, mbi të gjitha. Por, për skeptikët dhe kundërshtarët e kësaj ideje, edhe ata strategjikë e politikë, dua të them se pa drejtësi. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!