×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli e konfirmon ftesën e Speciales për Tahirin, tregon arsyen

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 21:14

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në Rubikon të KTV-së, ka konfirmuar se Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë ministrit në largim të Drejtësisë, Abelard Tahirit.


    “Ministri Tahiri është ftuar nga Gjykata Speciale, me ftesë zyrtare për shkak të pozicionit institucional që e ka. Duhet të jetë intervistë qartësuese në procesin që po kalon Specialja”, tha Veseli.

    Ai u shpreh skeptik se Tahiri mund të jetë në cilësinë të dyshuarit.

    “S’mund të jetë i dyshuar. Gjykata Speciale është brenda sistemit tonë juridik. Ministri i Drejtësisë mund të jetë ftuar për çështje të qartësimit”, theksoi Veseli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!