×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli e mohon: Intervistimi në Hagë, një spekulim

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 18:09

    Pas raportimit të mediave se Kadri Veseli sot pritet të udhëtojë në Hagë, sipas tyre pritet të intervistohet si i dyshimtë nga nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Jack Smith., është përgënjeshtruar edhe nga vetë Veseli, shkruan Reporteri.net


    Kryeparalamentari Veseli ka thënë që kjo është fushatë kundër tij dhe se nuk ka ftesë për në Hagë dhe se kjo sipas tij është një margaritarë i Berat Buzhalës.

    “’Haga është vend i bukur. Sot është dita për Lirinë e Shprehjes. Ia uroj mediave. Ky është një margaritar i Beratit. E ka marrë si mison ndaj neve”, ka thënë Veseli në Klan.

    Tutje ai ka thënë që nuk korrekte të raportohet kur nuk është e vërtetë, dhe ai ka thënë që po të ftohesha do ta bëja njoftimin.

    ”Nuk është korrekte kur nuk ka të vëretë. E kam thënë publikisht se do ta bëja njoftimin”.

    Veseli ka shtuar se ndjehet krenar që ishte pjesë e UÇK-së dhe se e falenderon zotin  për këtë.

    ”Duhet ta dijë secili se kur e kemi krijuar Specialen, nuk do ta kisha votuar ndoshta. Unë e falënderoj Zotin çdo ditë që ka jep mundësinë me qenë në UÇK’’, ka thënë ai në Info Magzine.

    Në fund ai ka thënë që këto janë spekulime të cilave nuk ua din qëllimin dhe se nuk ka ftesë për në Hagë e as nuk është duke shkuar në Hagë.

    ”Këto janë spekulime, sdi cfarë qëllimi kanë. Skam ftesë e as sjam duke shkuar në Hagë as për vizitë e as për Specialen’’.

    Lajmin se Kadri Veseli është duke udhëtuar për në Hagë e kanë mohuar edhe Shefi i kabinetit të tij Blerand Stavilci, këshilltari i Veselit, Blerim Latifi si dhe bashkëparitaku Xhavit Haliti.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!