×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli – gazetarëve: Këtë punën e taksës largone se e keni ba të madhe

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 11:09

    Gjatë ditës së djeshme kryeparlamentari Kadri Veseli deklaroi se taksa është bërë bajat si një kohë demarkacioni.


    “U bë kjo taksa pak çështje bajat si Demarkacioni në të kaluarën. Ky ka qenë vendimi më dinjitoz i shtetit të Kosovës në një rrethanë të domosdoshme ku Serbia nuk na ka respektuar. Taksa ka qenë instrument i shtetit në funksion, por fatkeqësisht shndërrimi në konsum të brendshëm po na dëmton”, ka deklaruar Veseli në një emision televiziv.

    Këto deklarata Veseli i ka përsëritur edhe sot para gazetarëve pas takimit që kishte me krerët e shtetit. I pyetur nga gazetarët se a do të largohet taksa para takimit që do të mbahet në korrik në Paris, Veseli iu është përgjigjur atyre duke thënë se e kanë bërë shumë të madhe këtë punë, shkruan Reporteri.net.

    “Këto janë pyetje minore, Kosova i ka qëllimet e veta. Nuk kemi ndërmend me marrë vendim që e vë në qosh asnjë udhëheqës të shtetit të Kosovës, por as nuk e kemi ndërmend të nënshtrohemi ndaj Vuçiqit. Këtë punën e taksës largone se e keni ba të madhe. Taksa ka qenë vendimi më dinjitoz i shtetit tonë ndaj Serbisë, pse po e bëni të madhe. Taksa është dashur të konsumohet vetëm në raport me Serbinë. Kur e kam propozuar ka qenë përgjigje ndaj Serbisë, jo Gjermanisë dhe Francës”, është shprehur Veseli. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!