×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli i shkruan letër BE-së që të ndihmohen shqiptarët e Luginës, thotë se Qeveria Kurti i la në baltë

    Reporteri
    17 Prill 2020 | 13:57

    Kreu  i PDK-së, Kadri Vesli ka njoftuar se u është drejtuar me një letër institucioneve të BE-së për të kërkuar angazhimin e tyre në ndihmë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.


    Veseli ka thënë se gjendja e shqiptarëve të Luginës mbetet e rëndë dhe se Qeveria e shkarkuar nuk ka bërë asgjë për ta ndihmuar këtë pjesë.

    “Qeveritarët e shkarkuar janë treguar indiferent dhe nuk kanë bërë asgjë për Luginën e Preshevës. Mirëpo ata nuk përfaqësojnë Kosovën, sepse Kosova e vërtetë është shumë e lidhur me banorët e Preshëves, Bujanovcit e Medvegjës dhe kurrë nuk do i braktisi ata”, ka shkruar ai.

    Njoftimi i plotë:

    Sot dërgova një letër drejtuar institucioneve të Bashkimit Evropian, për të kërkuar angazhimin e tyre në ndihmë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Nga bisedat që kam zhvilluar me përfaqësues të ndryshëm politik si dhe me miq të shumtë personal të atjeshëm, jam informuar se gjendja nuk është aspak e mirë dhe se shqiptarët ndihen të lënë anash prej qeverisë qendrore. Fatkeqësisht, sot ata mund të marrin shërbime shëndetësore vetëm nga spitali i Vranjës, i cili është tashmë i mbingarkuar.

    Qeveritarët e shkarkuar janë treguar indiferent dhe nuk kanë bërë asgjë për Luginën e Preshevës. Mirëpo ata nuk përfaqësojnë Kosovën, sepse Kosova e vërtetë është shumë e lidhur me banorët e Preshëves, Bujanovcit e Medvegjës dhe kurrë nuk do i braktisi ata.

    Prandaj bëra thirrje që Bashkimi Evropian ta dedikojë për komunitetin shqiptar, një pjesë të ndihmës që ka dhënë për Serbinë. Po ashtu theksova që në bashkëpunim dhe me ndihmën e institucioneve të BE-së, Kosova mund të angazhohet që të zgjerojë kapacitetet dhe burimet e spitalit të Gjilanit për ta vendosour në dispozicion të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!