×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli konferencë për media në ora 15:00, pritet një lajm i rëndësishëm

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 13:20

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka ftuar për sot konferencë për media, ku pritet të dalë me vendimet e para të paralajmëruar në Konventën Festive të PDK-së ku u rikonfirmua si lider i partisë.


    PDK ka njoftuar se kryetari i saj Kadri Veseli do të dalë në një konferencë për media, sot në ora 15:00. Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Aty nuk jepet më shumë informacion rreth konferencës.

    Portali ‘Periskopi’, me burime raporton se, lideri i PDK-së pritet që në këtë konferencë të kumtojë vendimet e para që ka marrë si kryetar i ri i PDK-së për reformat në partinë që e udhëheqë.

    Mbetet të shihet se për çfarë vendime do të flas kryetari i PDK-së dhe i Kuvendit, Kadri Veseli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!