×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli në 20 vjetorin e çlirimit të Skenderajt: Drenica ishte në ballë të luftës çlirimtare

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 19:48

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar qytetarët e Skenderajt për 20 vjetorin e çlirimit.


    Lideri i PDK-së, përmes një shkrimi në tha se Skenderaj dhe Drenica ishin në ballë të luftës çlirimtare, shkruan Reporteri.net.

    ”Në ditën e çlirimit të Skenderajt, gjithë qytetarëve të kësaj komune ua uroj këtë ditë të madhe. Brez pas brezi, Skenderaj dhe Drenica ishin në ballë të luftës çlirimtare, që nga themelimi i UÇK-së, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jasharin, krenaria dhe nderi i kombit tonë. Lavdi dëshmorëve të Skenderajt dhe gjithë Kosovës!”, ka shkruar Veseli.

    Qytetarët për ditën e çlirimit i ka uruar edhe kreu i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili ka shkruar në Facebook se kjo datë nuk mund të kremtohet pa familjet e dashura të dëshmorëve që dhanë djemtë dhe burrat trima, për këtë liri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!