×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli në Brrut dhe Pllave të Dragashit: Do t’i asfaltojmë 500 kilometra rrugë rurale në këtë zonë

    Reporteri
    20 Shtator 2019 | 20:48

    Lideri i PDK-së ka vazhduar takimet e tij me banorë në fshatrat e Dragashit.

    Ai në Brrut dhe Pllave ka shpalosur planin për zhvillimin ekonomik, ku prioritet në program ka thënë se e ka edhe zhvillimin e zonave rurale.

    “Me njerëzit e mirë të Dragashit, në Brrut dhe Pllave, me plot sinqeritet biseduam për zhvillimin e zonave rurale, që e kam prioritet në programin zgjedhor.Bjeshkët e Sharrit në Dragash kanë bukuri mbresëlënëse dhe potencial të jashtëzakonshëm për t’u bërë një zonë e zhvilluar e turizmit malor.Banorëve ua prezantova planin tim për zhvillimin ekonomik, ku me sigurimin e produkteve bujqësore fermerët do t’i kenë investimet e garantuara. Dhe, po ashtu, që ata të kenë qasje më të shpejtë në tregjet e shitjes, ne do t’i asfaltojmë edhe 500 kilometra rrugë për t’i lidhur zonat rurale me qendrat urbane”, ka shkruar Veseli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!