×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli për emërimin e Grenell: Provë e përkushtimit të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    05 Tetor 2019 | 17:44

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka përshëndetur emërimin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani, Richard Grenell si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi.


    Veseli përmes një shkrimi në Twitter, këtë emërim e konsideron si një përkushtim i SHBA-ve për ta mbështetur dialogun.

    “Jam i gëzuar kur mësova se Presidenti @realDonaldTrump ka emëruar ambasadorin @RichardGrenell si të dërguar të posaçëm të dialogut për paqe. Unë këtë e konsideroj si provë të një përkushtimi dhe shumë të nevojshëm që SHBA-ja ta mbështes dialogun ndërmjet #Kosovo dhe #Serbia”, ka shkruar Veseli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!