×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Qe 20 vite veç kemi vajtu e nuk kemi ndërmarrë asgjë, Tribunalin nuk ka kush që e ndalë

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 11:18

    Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, duke folur për krijimin e Komisionit Shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, ka thënë se gjithçka që bëjnë është për hir të interesit qytetar.


    Duke replikuar me Shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, Veseli ka thënë se kaq shumë vite është vajtuar për krimet serbe por asnjë hap nuk është ndërmarrë. Ai është shprehur se sido që të ndodhë askush nuk mund ta ndalë iniciativën për krijimin e këtij Tribunali, shkruan Reporteri.net.

    “I nderuari Hoti, në rend të parë gjithçka që bëjmë këtu e bëjmë për hirë të interesit qytetar. Çdo vit kemi vajtu, kemi folë, por hapa konkretë nuk kemi ndërmarrë. Pse pikërisht kurë u ndërmor kjo iniciativë u desh të hapej një fushatë kaq e rëndë. Kjo iniciativë nuk ka të bëjë as me mua as me ty, por ka të bëjë me fëmijët tanë që mos t’u ndodhë ajo që na ka ndodhë neve. Rrotullone si të doni, vejani çfarëdo emri, por iniciativa do të shkojë deri në fund”, është shprehur Veseli.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!