×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Qeveria Kurti ka nxitur debat të rrezikshëm në marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 14:30

    Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, se sot kur mbështetja e SHBA-së është e domosdoshme për Kosovën, Qeveria Kurti ka nxitur debatin më të rrezikshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së.


    Veseli në një postim në rrjetin social Facebook tha se deklarata e senatorit republikan, David Perdue, për rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë, është më shumë se serioze.

    “Në kohën kur mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën është jetike dhe shumë e domosdoshme, Qeveria aktuale, si asnjë qeveri tjetër e mëparshme, ka nxitur debatin më të dëmshëm dhe më të rrezikshmëm të marrëdhënieve Kosovë – SHBA.Deklarata e senatorit Republikan, David Perdue, për rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë, është më shumë se serioze. Vënia në dyshm e rolit të SHBA-ve nga Qeveria Kurti dhe aleancës sonë të palëkundur me shtetin amerikan, është dëmi më i madh që një i zgjedhur politik i Kosovës, ka arritur t’i bëjë shtetit tonë. Vendosja e Kosovës në udhëkryq të rrezikshëm nacional, i ardhur jo nga ndonjë kërcënim i jashtëm, por nga aktet e pamenduara të vetë Kryeministrit, është shenjë e keqe për vendin tonë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!