×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli shkon në veri – takon banorët e disa fshatrave

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 15:38

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shkuar në veri të Kosovës për të takuar qytetarë të asaj ane.


    Kryeparlamentari ka përcjellë mesazhin se nuk do të lejohen tensione e as provokime.

    Ai ishte në Çabër të Zubin Potokut nga ku tha se aksioni i sotshëm dhe përpjekjet tjera, janë për të vendosur rend dhe ligj në çdo pjesë të Kosovës.

    “Shkova dhe bisedova me banorët e fshatit Çabër të komunës kosovare të Zubin Potokut, për t’i qetësuar dhe siguruar ata se shteti i Kosovës mbetet i përkushtuar për të vendosur rendin dhe ligjin në çdo pjesë të Kosovës. Ne nuk do t’i lëmë asnjëherë vetëm ata. I sigurova që, me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tanë perëndimorë, ne do t’ia dalim të ndërtojmë një shtet liberal-demokratik të së drejtës e sundimit të ligjit. Do të ndërtojmë një shtet ku të gjithë qytetarët të bëjnë jetën e tyre të qetë dhe të sigurt në vendin e tyre”, ka shkruar Veseli në një postim në faqen e tij në Facebook.

    Ndryshe, gjatë ditës Veseli ka vizituar në Spitalin e Mitrovicës edhe policët e plagosur në aksionin e sotëm në veri./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!