Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në takim humanistin Halil Kastrati.
Kryeparlamentari Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se humanisti Halil Kastrati po jep një kontribut të veçantë për bamirësi, shkruan Reporteri.net.
“Pata kënaqësinë që sot ta pres në Kuvendin e Kosovës humanistin Halil Kastrati, të cilit edhe i ndava një mirënjohje për kontributin e tij të veçantë për bamirësi”, ka shkruar Veseli.
Ndryshe, kreu i Kuvendit të Kosovës ishte takuar me humanistin Halil Kastrati edhe më herët. Për këtë takim, Kastrati ishte pyetur nëse po futej në PDK, mirëpo ai kishte mohuar një gë të tillë./Reporteri.net
Veseli takohet me Halil Kastratin, e inkurajon të vazhdojë punën humanitare
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.