×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli uron amerikanët: Kosova është e bekuar që ju ka përkrah

    Reporteri
    04 Korrik 2019 | 15:16

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot festojnë ditën e Pavarësisë së tyre.


    Me ketë rast populli amerikan ka marrë një urim edhe nga kryeparlamentari Kadri Veseli.

    “4 korriku është një datë e madhe, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe për popullin tonë dhe të gjithë popujt e botës që besojnë në të drejtat dhe lirinë njerëzore. SHBA-të kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë garantues të vlerave demokratike dhe paqes globale”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

    “Kosova është e bekuar që në krah të saj ka kombin e madh amerikan. Festa e sotme është e dyfishtë, sepse përurojmë edhe objektin e ri të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë”.

    “Urime të gjithëve, popullit amerikan dhe përfaqësuesve të tij në vendin tonë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!