Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se presidenti Hashim Thaçi është mirë pas operacionit.
Veseli, që ka kaluar dhjetëra vite bashkë me Thaçin, në ilegale, luftë dhe politikë ka thënë se presidenti shpejt i kthehet punëve dhe familjes, shkruan Reporteri.
“Presidenti i Kosovës është mirë me shëndet. Gjatë vizitës që i bëra sot pasdite i urova mikut tim të çmuar rikuperim sa më të shpejtë. Falënderova edhe stafin shëndetësor të Klinikës së Urologjisë në QKUK për profesionalizmin dhe kujdesin e treguar ndaj Presidentit Thaçi, i cili do t’i kthehet shpejt familjes dhe punës në kryerjen e detyrave shtetërore”, ka shkruar ai.
Sot presidenti i vendit iu nënshtrua një operacioni e që sipas zyrës së tij gjithçka shkoi mirë. Ai ditë më parë pati vizita në spital dhe u konstatua se kishte gurë në veshka./Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.