×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëdorëzohet në Polici njëri nga të kërkuarit e aksionit policor në Karaçevë

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 17:26

    Në Policinë e Kosovës sot është vetëdorëzuar edhe një person i dyshuar pas aksionit policor në fshatin Karaçevë të Kamenicës.


    Prokuroria Themelore në Gjilan përmes një komunikate për media ka njoftuar se i dyshuari L.S. është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’ dhe ndaj të njëjtit, brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh.

     

    “Deri më tani ka shkuar në 31 numri i personave të ndaluar si rezultat i këtij operacioni. Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës, Policia e Kosovës dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në komunikatën e tyre

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!