×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm 1.8 për qind e votave nga diaspora- të pavlefshme

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 9:52

    Të mërkurën janë numëruar 13 mijë e 500 fletëvotimeve, të cilat kanë ardhur nëpërmjet postës gjatë periudhës së votimit 19 shtator – 5 tetor 2019.


    Në disa media u raportua se mërgimtarët nga vendet e ndryshme të botës nuk ditën që të votonin si duhet, duke konkluduar se një numër i madh i votave janë të pavlefshme.

    Por në fakt kjo nuk po del të jetë e tillë.

    Së paku, kështu thuhet në rezultatet e fundit të marra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

    Analisti, Blerim Vela, në një postim në Facebook ka thënë se vetëm 1.8% e votave nga diaspora kanë qenë të pavlefshme, krahasuar me 4.8% të votave të pavlefshme brenda Kosovës.

    “FAKT: Vetem 1.8% e votave nga diaspora kanë qenë te pavlefshme, krahasuar me 4.8% te votave te pavlefshme brenda Kosoves. Kaq për argumentin mbi “analfabetizmin” dhe “mosdijen” e diasporës se si të votojë!”, ka shkruar Vela.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!