×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm 10 vjeç, kryen vjedhje në Viva Fresh, kur e ndalon sigurimi, i drejton revolen lodër dhe bashkë me shokë ikën në marketi

    Reporteri
    14 Janar 2021 | 13:00

    Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur dje në Fushë Kosovë. 


    Aty disa të mitur kanë kryer grabitje në Viva Fresh që ndodhet në rrugën “Daradania” në Fushë Kosovë.

    Reporteri.net merr vesh se  njëri nga ta është vetëm 10 vjeçar. Ai së bashku me një 15 dhe një 13 vjeçar dhe një person tjetër kanë hyrë në market dhe fillimisht kanë nisur të vjedhin mallra.

    Në momentin që i ka ndalur sigurimi, 10 vjeçari ka nxjerrë një armë lodër duke e kërcënuar rojën e sigurimit.

    Katër të miturit pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes.

    Njësia policore ka arrit t’i gjejë dhe t’i shoqërojë në stacionin policor të dyshuarit. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!