Gjatë vitit 2018 janë ngritur vetëm dy aktakuza për krimet e luftës kundër popullatës civile në Kosovë, ndërsa janë shqiptuar katër aktgjykime të shkallës së parë në procedurat për krime të luftës të filluara në vitet e më hershme. Për efikasitetin e dobët të zbardhjes së këtyre rasteve u kërkua që në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë të jetë prioritet vënia e drejtësisë për gjitha viktimat e luftës së fundit në Kosovë.
Këto të dhëna dhe kërkesa u bën në tryezën që Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë ka bërë prezantimin e raportit vjetor mbi monitorimin e gjykatave të lidhura me krimet e luftës.
Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq u shpreh kritikuese për mos zbardhjen e drejtësisë për të gjitha viktimat e luftës së fundit në Kosovë dhe se drejtësia penale nuk po e arrin nivelin dhe intensitetin që ata kanë pritur të shohin në këtë drejtim.
Për këtë ajo tha se ka besuar se do të ketë më shumë përgjegjësi, derisa kërkoi që të gjenden fajtorët për gjithë masakrat që kanë ndodhur në territorin e Kosovës ndaj popullatës civile.
Duke u bazuar në këto diskutime, Kandiq i bëri thirrje politikës që në diskutimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, duhet të jetë prioritet diskutimi për zbardhjen e krimeve të luftës.
“Drejtësia penale nuk ka arritur nivelin dhe intensitetin që ne kemi pritur të shohim, ne kemi menduar që do të kemi shumë të dënuar për të gjithë ata që kanë bërë krime lufte, përfshi policë, ushtarak… është mungesa e bashkëpunimit të zyrës së prokurorisë së Serbisë me ata të Kosovës. Në Kosovë gjykimi mbahet për një kryes të mundshëm, të një krimi të madh, siç ka ndodhur në Krush, a mund të presim që kjo të vendos drejtësi, mund të presim që vetëm një person mund të i zbardhte të gjitha, natyrisht që jo. Kjo është një lloj margjinalizimi i krimeve të mëdha të rënda të kryer në Kosovë…njëra nga prioritet në normalizimin e mëtutjeshëm të Serbisë me Kosovën është bashkëpunimi në procesimin e krimeve të luftës, kjo është shumë me rëndësi për viktimat, kjo çështje duhet të jetë përkundër kuadrit politik…të ndërtohet një kulturë e kujtesës e shënimit të krimit, por në kontekst in e ri, si do të kujtojmë që të mos përsëritet. Fjala është për gjykatat që të ofrojnë prova të forta për të akuzuarit, këtu ka të bëjë për krimet e kryera në Vushtrri, 5 maj 1999, kjo është njëra prej krimeve më të tmerrshme”, u shpreh Kandiq.
Ndërkaq nga Ministria e Drejtësisë, Altin Ademi u shpreh se drejtësia nuk duhet të jetë hakmarrje dhe se askush nuk duhet t’i ikë përgjegjësisë dhe se padrejtësitë e së kaluarës duhet të adresohen në mënyrë që drejtësia të vije në vend.
Sipas tij, me Kodin e Ri të Procedurës Penale, me anë të gjykimit në mungesë pritët të rritet efikasitetin për krimet e luftës dhe se kanë punuar shumë që të themelohet një departament pikërisht për t’u marrë me këto raste.
Ai po ashtu bëri të ditur se brenda Ministrisë së Drejtësisë e kanë themeluar një departament, në veçanti për t’u marrë me krime të luftës.
“Përgjegjësia nuk mund të kërkohet në mënyrë kolektive, sepse drejtësia nuk është hakmarrje, por është vendosje para përgjegjësisë ndaj atyre që kanë bërë krime dhe që kanë dorë në ushtrimin e dhunës. Ajo çka ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999 është ende e freskët dhe veçmas tek ata që kanë qenë drejtpërdrejt të prekur…në draft kodin e ri të procedurës penale i cili është në procedura në Kuvend është shtuar koncepti i gjykimit në mungesë, i cili pritet me rritë efikasitetin, e trajtimit dhe ndarjes së drejtësisë për të gjitha ata që kanë bërë krime përgjithësisht dhe krimet e luftës të cilët për momentin mund të i shmangen, por jo pafundësisht”, tha ai.
Pjesë e kësaj tryeze ishte dhe zëvendësudhëheqësi i misioni nga Ambasada Britaneze, Tom Adams.
Ai u shpreh se diskutimi për krime të luftës dhe për gjitha ato viktima është shumë e vështirë, sepse sipas tij çdo viktimë kërkon drejtësi dhe kjo e fundit duhet të aplikohet për të gjithë mos të ketë drejtësi selektive.
Mes tjerash, Admas bëri thirrje që institucionet e Kosovës duhet të kenë një plan strategjik për t’iu qasur kësaj tematike dhe se përkundër sfidave që po shfaqen në sistem të drejtësisë duhet të ketë vullnet që të zbardhen gjitha krimet e luftës.
“Çdo rast i vetëm përfaqëson një tragjedi individuale dhe shpresojmë që nuk do të harrojmë kurrë këtë ndjenjë këtë sens të tmerrit që ka ndodhur… Çdo viktimë kërkon drejtësi dhe drejtësia duhet të zbatohet për të gjithë, nëse është drejtësi selektive e aplikuar vetëm për disa viktima për disa krime, ajo nuk është drejtësi në kuptimin e plotë dhe të vërtet të saj. Sundimi i ligjit në Kosovë vazhdon të përballet me disa sfida serioze. Në vitin 2018, nëntëmbëdhjetë vite pas përfundimit të luftës në Kosovë të gjitha rastet e krimeve të luftës janë bartur tek Institucionet vendore. Më duhet të pranoj që nuk ka qenë tranzicioni më i mirë për familjet”, deklaroi Adams.
Kordinatorja e projektit të Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Anka Kurteshi-Hajdari bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar vetëm 2 aktakuza për krime lufte.
“Në viti 2018 janë ngritur vetëm 2 aktakuza për krime lufte kundër popullsisë civile, njëra nga na e prokurorit ndërkombëtar dhe e dyta nga Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës”, tha ajo.
Kosova vazhdimisht është duke kërkuar zbardhjen e krimeve të luftës dhe kthimin e personave të pagjetur nga shteti serb.