×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm në 24 orët e fundit, në Kosovë ndodhën 89 aksidente në trafik

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 10:05

    Është rritur numri i aksidenteve në komunikacion në vendin tonë, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur 89 aksidente, 25 prej tyre me persona të lënduar kurse 64 tjerë vetëm me dëme materiale.


    Në 24 orët e fundit, Policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 353 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

    Kurse, dy tiketa janë shqiptuar për qytetarët që nuk kanë respektuar Ligjin për Pandeminë COVID-19.

    Brenda 24 orëve janë arrestuar edhe 18 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

    Ndryshe, numër i madh i aksidenteve janë regjistruar edhe ditën e shtunë, ku gjithsej kishin ndodhur 77 aksidente, 26 ishin me persona të lënduar kurse 51 me dëme materiale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!