×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm në vitin 2020 janë raportuar 4 sulme e 17 kërcënime ndaj gazetarëve kosovarë

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 12:00

    Gjatë vitit 2020 janë raportuar katër raste të sulmeve ndaj gazetarëve dhe 17 raste të kërcënimeve.


    Këto të dhëna u bënë publike me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

    Gjithashtu, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj vetë demokracisë.

    “Një shtyp i gjallë, i lirë – që e informon publikun, fuqizon zërat e ndryshëm dhe mban përgjegjës zyrtarët publikë – është përbërësi themelor në çdo demokraci të qëndrueshme. Gazetarët e meritojnë respektin dhe mbrojtjen tonë. Kërcënimet dhe sulmet ndaj tyre janë sulme ndaj vetë demokracisë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!