×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet

    Vetëvendosje bën ankesë kundër vendimit të KQZ-së për kufizimin e numrit të votueseve nëpër përfaqësi diplomatike

    Reporteri
    31 Gusht 2024 | 17:18

    Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alim Rama, ka bërë të ditur se janë ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ndaj vendimit të KQZ-së për kufizimin e numrit të votuesve nga mërgata që mund të votojnë nëpër përfaqësi diplomatike të Kosovës.

    Sipas përfaqësuesit të VV-së, një vendim i tillë është i padrejtë meqë MPJD është zotuar për akomodim të të gjitha nevojave që mund të paraqiten për organizimin e zgjedhjeve nëpër Ambasada dhe Konsullata.

    “Ankesë në PZAP ndaj vendimit të padrejtë të KQZ për kufizimin të numrit të votuesve nga mërgata nëpër përfaqësi diplomatike të Kosovës, me gjithë zotimin e MPJD dhe qeverisë së Kosovës për akomodim të gjitha nevojave që mund të paraqiten për organzimin e votimit në Ambasada dhe Konzullata të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!