×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje e çon në Kushtetuese vendimin e Thaçit për dekretim të Hotit për kryeministër

    Reporteri
    30 Prill 2020 | 17:21

    Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në Kushtetuese dekretin e presidentit, Hashim Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër të ri të Kosovës.


    Kjo është konfirmuar nga Rexhep Selimi, shef i grupit parlamentar të VV-së, shkruan Reporteri.

    Ai ka thënë se pret vendim të drejtë nga kushtetuesja.

    “Sot jemi për të dëshmuar se nuk do të ndalemi së mbrojturi kushtetutën, demokracinë dhe republikën e Kosovës. Ne presim vendim të drejtë, megjithatë do të veprojmë sipas rrjedhave”, u shpreh ai.

    Selimi  tutje ka thënë se Thaçi me qëllim ka publikuar një dekret të tillë të enjtën, meqë nesër është festë dhe administrate e Kushtetueses nuk punon.

    “Presidenti është kujdesur që qoftë Gjykatën Kushtetuese qoftë administratën ta zëjë të pushuar si pasojë e festës zyrtare dhe vikendit”, ka potencuar Selimi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!