×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje i reagon Limajt: Nuk është e vërtetë që Kurti ka takuar Thaçin

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 22:52

    Lëvizja Vetëvendosje e quan të pavërtetë deklaratën e Fatmir Limajt, i cili sonte tha se Albin Kurti e ka takuar Hashim Thaçin.


    Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot deklaroi se ka informata se ka ndodhur një takim mes kandidatit për kryeministër të VVsë, Albin Kurtit dhe presidentit Hashim Thaçit.

    “Kam informata që është zhvilluar një takim mes Hashim Thaçit e Albin Kurtit”, ka thënë Kurti në RTV Dukagjini.

    Por kjo është demantuar nga Lëvizja Vetëvendosje e cila thonë se diçka e tillë nuk është e vërtetë.

    “Kjo deklaratë është tërësisht e pavërtetë”, ka deklaruar VV për Express.

    Kujtojmë se NISMA e VV së fundmi janë përplasur për shkak të numërimeve e rinumërimeve të votave nga zgjedhjet e 5 tetorit, konkretisht për votat e ardhura nga Serbia.

    VV-ja që ka dalë e para në zgjedhje ka humbur dy mandate me kalimin e pragut nga Nisma.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!