×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje i reagon PDK-së: Aktivistë tanë nuk e kanë sulmuar askënd, akuza të rrejshme

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 19:10

    Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj ka reaguar sa i përket sulmit të anëtarit të PDK-së, Jakup Sabedini.


    Vetëvendosje pretendon se nuk e ka sulmuar askënd, derisa i ka quajtur akuza të rrejshme, deklaratat e degës së PDK-së në Ferizaj se antari i tyre është sulmuar nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.

    “Fakti se thuhet që ngjarja ka ndodhur para tre ditësh, e reagimi i PDK me akuza të pabazuara vjen vetëm sot, tregon se dikush po interesohet të nxisë opinionin publik, përmes shpifjeve e lajmeve të pavërteta”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Vetëvendosje thotë se i vjen keq për sulmin ndaj Sabedini, derisa ka kërkuar që sulmuesit të kërkohen dikun tjetër.

    Tutje, ata kanë kërkuar nga organet e rendit që të gjejnë sulmuesit.

    Ndryshe, fotorafia e Jakup Sabedini që shihej i gjakosur është publikuar sot gjatë ditës nga dega e PDK-së në Ferizaj. Këta të fundit kanë akuzuar aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje për sulmin ndaj Sabedini./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!