Lëvizja Vetëvendosje ka gati gjysmën e elektoratit kosovar në anën e saj. Kështu po pretendon Albulena Haxhiu nga ky subjekt, që ka shtuar se sipas një sondazhi të bërë tash kjo lëvizje është afër 50 përqind të përkrahjes.
“Jemi afër 50 përqind të mbështetjes qytetare. Sondazhet tjera i ka bërë UboConsulting, por këtë të fundit nuk mund të flas se kush e ka bërë”, është shprehur Haxhiu në Klan Kosova.
Ajo ka theksuar se Qeveria e tanishme nuk e ka legjitimitetin për ta drejtuar vendin.
“Qeveria aktuale ka mungesë të legjitimitetit si në Kuvend si të qytetarëve. Votën e Etem Arfii nuk e ka më, pasi që ai është në njërën nga qendrat e paraburgimit aktualisht”.
Haxhiu ka thënë se në dhjetorin e 2018-ës si subjekt politik nuk e kanë mbështetur iniciativën për zhbërjen e Gjykatës Speciale pasi që kanë vlerësuar se është lojë e Presidentit Hashim Thaçi.
“Thaçi ka pasë sinjale, jam e bindur që nuk do të preket, kur e ka kuptuar se do të jetë në listë ka ndërmarrë veprime për kinse zhbërjen. Kjo nuk bëhet pa ndryshime kushtetuese”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.