×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje mbledh Grupin parlamentar në ora 14:00, diskuton për koalicionin me LDK-në

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 11:41

    Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit sot do të mban mbledhje të Grupit parlamentar.


    Burime të Reporteri.net brenda GP të VV-së kanë bërë të ditur se takimi do të fillon nga ora 14:00.

    “Po sot nga ora 14:00 ka mbledhje të Grupit parlamentar”, ka thënë burimi.

    Në mbledhje do të bisedohet rreth koalicionit qeverisës me LDK-në dhe për seancën e nesërme konstituive të Kuvendit.

    Kujtojmë se VV e LDK ende nuk kanë arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje. Pengesë është bërë pozita e presidentit të vendit, që LDK po e dëshiron, por këtë po e kundërshton partia e Kurtit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!