×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje në këmbë respekton himnin e Kosovës, Presidentja me dorë në zemër

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 19:50

    Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës.


    Me 71 vota pro, asnjë kundër dhe 11 të pavlefshme, Vjosa Osmani-Sadriu është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës, pas raundit të tretë.

    Personi më i votuar në vend, me mbi 300 mijë vota, ka marrë shumicën e votave në Parlament.

    Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, është intonuar himni i Republikës së Kosovës.

    Presidentja e re ka vendosur dorën e saj në gjoks për të respektuar himnin, ndërkohë edhe deputetët dhe zyrtarët e VV-së janë parë në këmbë duke respektuar himnin.

    Kujtojmë se në të kaluarën, himni i shtetit dhe simbolet e saj nuk janë respektuar nga anëtarët e VV-së.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!