×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje paralajmëron zgjedhje në rast se Osmani nuk bëhet presidente: Nuk pranojmë asnjë kandidat tjetër

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 14:37

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë se VV në momentin që e thirr seancën për zgjedhjen e presidentit nuk mban shpresa se a do të hyjnë në sallë deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ose të ndonjë partie tjetër por, do të shkojë me vota të sigurta.


    “Në momentin që ne si Lëvizje Vetëvendosje do të thirrim seancë për zgjedhjen e presidentes, ne nuk shkojmë në sallë duke mbajtur shpresë në AAK-në se a do të vijë ose jo në sallë, aty ne shkojmë me vota të sigurta, kurdo që thirret ajo”.

    Kryeziu-Hyseni deklaron mes tjerash se çdo javë që kalon shkurtohet afati për zgjedhjen e shefit të shtetit, dhe sipas saj kjo shkon në dëm të vendit.

    “Çdo javë që kalon, afati për zgjedhjen e presidentit të vendit shkurtohet, dhe kjo shkon në dëm të vendit, pasi që Vjosa Osmani ka marrë pjesë në zgjedhje dhe sovrani e ka thënë fjalën e tij, duke e bërë atë njeriun më të votuar në Kosovë me mbi 300 mijë vota, pra, kur kemi hyr në zgjedhje ne e kemi pasur kandidaten për presidente dhe sovrani e ka vlerësuar këtë”, është shprehur Kryeziu-Hyseni për Klankosova.tv.

    Ajo thekson më tej se gjasat për pazare politike nuk ekzistojnë pasi sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pranojë asnjë kandidat tjetër për këtë post.

    “Pavarësisht që afati po shkurtohet çdo javë, ne si Lëvizje Vetëvendosje nuk kemi bërë kurrë pazare politike dhe nuk do të pranojmë të bëjmë pazare politike as për çështjen e presidentit. Nëse nuk zgjidhet Vjosa Osmani presidente, ne shkojmë në zgjedhje, por, tani ka parti në Kuvend të Kosovës që në rast se shkojmë në zgjedhje nuk do ta arrijnë ta kalojnë pragun”, ka shtuar Kryeziu-Hyseni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!