Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje nga Fushë Kosova, Avni Zogiani, është i emëruar politik në kabinetin e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Mosardhja e në punë dhe prejardhja e tij po shihen si shkelje nga Remzi Rrahmani, asambleist komunal i Partisë Demokratike.
“Paguhet nga taksat e qytetarëve të Mitrovicës dhe mosprezenca e tij në punë është shkelje. Mitrovica ka njerëz ekspertë të mjaftueshëm, nuk ka nevojë të dalë jashtë komunës së Mitrovicës. Kjo është shkelje edhe në aspektin moral”, thotë ai, njofton Klan Kosova.
Por vetë Zogiani thotë se puna e tij nuk është brenda zyrave. Ndërsa shpjegon se raporti i tij me Bahtirin është ndërtuar që nga koha kur ishte zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Ambientit.
“Puna e anëtarëve të kabinetit është në zyrë, por edhe në terren. Jo vetëm për shkak të pandemisë, por edhe për shkak se një pjesë e madhe e punëve të të emëruarve politikë ka të bëjë me punën në terren. Kryetari Bahtiri që në fillim ka pasur një ide që puna ime të jetë koordinimi i raporteve të Komunës së Mitrovicës me akterë jashta komunës”, sqaron Zogiani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.