Qendra e VV-së në Prishtinë ka thënë se sulmi me vezë ndaj kandidatit të LDK-së për komunën e Prishtinës, Përparim Rama, nuk është bërë nga anëtarët e tyre.
Rama u sulmua me vezë nga disa persona në një shkollë në lagjen Kodra e Trimave në kryeqytet.
“Reagim ndaj lajmit të rremë”, thuhet në njoftim.
“Sapo u njoftuam nga mediat se disa përsona paskan hedhur vezë në një tubim ku ka qenë prezent kandidatit për kryetar të Prishtinës nga rradhët e LDK-së. Këto lajme janë të pavërteta dhe tendencioze. Aksionet e aktivistëve tanë kanë qenë gjithmonë publike. Pra edhe njëherë ritheksojmë së këto veprime nuk janë organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!”, përfundon njoftimi.
Gjatë sulmit të Ramës u dëgjuan disa brohoritje “Vetëvendosje”.
Kështu kanë thënë edhe nga LDK.
“Gjatë një takimi me qytetarët e lagjes “Kodra e Trimave” në oborrin e shkollës ‘Zenel Hajdini’ u sulmuam me vezë nga një grup i të rinjve, të cilët gjithashtu brohorisnin Vetëvendosje. Nuk ka vend për panik, Përparimi po vjen për Prishtinën!”, ka thënë zëdhënësja politike e LDK-së Sibel Halimi për Gazetën Online “Reporteri.net”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.