Një person është dërguar pa shenja jete në QKMF-në në Malishevë, shkruan Gazeta Online “Reporteri”.
I njëjti sipas familjareve, ishte gjetur i varur me litar ne shkallet e katit te dytë te shtëpisë se tij .
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj. Ai ka thënë se i me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion.
“Nga QKMF-Malishevë, Stacioni policor ne Malisheve është informuar se nga familjaret e tij, ishte sjellur viktima e pa shenja jete. I njëjti sipas familjareve, ishte gjetur i varur me litar ne shkallet e katit te dytë te shtëpisë se tij. Patrullat policore, dhe njësia e hetimeve rajonale- Gjakovë janë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. Është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij, trupi i pa jetë, dërgohet ne mjekësinë ligjore për obduksion”, tha Xhurkaj për Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.