×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvritet një 24 vjeçar në Han të Elezit

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 22:34

    Një 24-vjecar dyshohet se e ka vrarë vetën rreth orës 19:30 në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit. Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net Agim Gashi zyrtar për informim në Policinë e Kosovës në Ferizaj.

    Reporteri.net merr vesh se i ndjeri është me inicialet E.K.


    “Rasti është raportor në 19:35 në fshatin Gorancë të Hanit te Elezit. Sipas hetimeve të para dyshohet për vetëvrasje me armë zjarri mashkull 24 vjeçar. Ne konsultim me prokurorin po bëhet hetim mbi vdekjen, në vend të ngjarjes janë prokurori. Mjeku e ka konstatuar vdekjen në vend të ngjarjes”, ka thënë Gashi për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!