×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë: Hidhet nga kati i tretë, vdes një femër në Skënderaj

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 9:12

    Një femër ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë në Skënderaj.


    Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit dhe më pas në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

    Rasti është raportuar si “vdekje e dyshimtë”, teksa shkaqet që çuan deri në këtë hap nuk dihen ende.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 12:35 në fshatin Baks.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!