Partia Liberale Egjiptiane ka vendosur që betejën e saj për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit ta vazhdojë në Gjykatën Kushtetuese.
“Dëshiroj të ju njoftoj se ne kemi vendosur për të mos u dorëzuar dhe ju informojmë se nesër me datë 13 Prill 2021 në orën 13:00h do të dorëzojmë ankesën tonë në Gjykatën Kushtetuese dhe do të vazhdojmë të kërkojmë realizimin e plotë të të drejtës tonë të mohuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në lidhje orkestrimin e votave nga ana e “Romani Iniciativa” në vendbanime me shumicë të komunitetit Serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit”.
PLE shpreson që Kushtetuesja t’i japë asaj të drejtë në ankesat e refuzuara nga PZAP dhe Supremja dhe të sigurojë një mandate në Kuvend.
“Përmes Gjykatës Kushtetuese ne synojmë rikthimin e mandatit në Kuvendin e Kosovës të humbur padrejtësisht për komunitetin Egjiptian një e drejtë legjitime e përcaktuar nga vota e komunitetit Egjiptian dhe ligjeve në fuqi”.
Kryetari i PLE-së, Veton Berisha thotë se ankesë do të ketë edhe te Avokati i Popullit.
“Po ashtu ankesën tonë në të njëjtën ditë rreth orës 13:30h do e deponojmë në zyrën e Avokatit të Popullit ku bazuar edhe në mandatin e tij do të kërkojmë identifikimin veprimeve diskriminuese dhe shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë dhe pas procesit zgjedhor të zgjedhjeve të 14 shkurtit”, thuhet tutje në njoftimin e PLE-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.