Një 80-vjeçar është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Vragoli.
Rastin për Reporteri.net. e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 11:21, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Njësia policore që i është përgjigjur rastit njofton se një veturë ka goditur një këmbësor (rreth 80 vj.)”, tha Krasniqi.
Ai tha më tej se lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.