×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Vetura godet një këmbësor në Gjakovë, kjo është gjendja e tij shëndetësore

    Reporteri
    22 Dhjetor 2020 | 11:04

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në Gjakovë


    Një veturë, ka goditur një këmbësor në fshatin Skivjan të Gjakovës.

    Këtë e ka konfirmuar për Reporterin, Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë në rajonin e Gjakovës.

    “Sot rrëth orës 09:00 në fshatin Skivjan, ka ndodhur një aksident trafiku midis një veture dhe këmbësori. Aksidenti ka ndodhur kur këmbësori ka tentuar ta kalonte rrugën dhe gjatë kalimit goditet me automjetin, i cili ishte në lëvizje në drejtim të Deçanit”, ka thënë ai për Reporteri.net.

    Sipas Gjurkajt, personi i lënduar është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës dhe gjendja e tij është stabile./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!