×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura godet për vdekje 5-vjeçarin në Prizren

    Reporteri
    10 Tetor 2020 | 20:56

    Një fëmijë 5-vvjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në komunikacion në fshatin Lubizhdë të Hasit.


    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, shkruan Reporteri.net.

    Osmanollaj ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, shoferi i veturës është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Lubizhdë-Has. Një veturë ka goditur për vdekje një fëmijë pesë vjeç. Me vendim të prokurorit shoferi i veturës është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Osmanollaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!