×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura godet për vdekje një të mitur në Drenas

    Reporteri
    02 Tetor 2020 | 9:54

    Një person i mitur ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku dje në orën 16:40 në fshatin Polluzhë të Drenasit.


    Ai u godit nga një veturë e cila i shkaktoi lëndime të rënda trupore si pasojë e të cilave edhe humbi jetën, shkruan Reporteri.net.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

    Në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Fsh. Polluzhe, Gllogoc 01.10.2020 – 16:40. Është arrestuar vozitësi mashkull  kosovar pasi që i njëjti gjatë ngasjes së veturës ka goditur këmbësorin, mashkull  kosovar  (i mitur). Si pasojë, këmbësori nga lëndime e marra ka ndrruar jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!