×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura ra në lumë, policia jep detaje për aksidentin në Gjakovë ku vdiqën tre persona

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 9:28

    Tre persona kanë mbetur të vdekur mëngjesin e së shtunës në fshatin Raqë të Gjakovës, si pasojë e një aksidenti në trafik.


    Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga ngasësi i veturës.

    Vetura me targa të Shqipërisë ka rënë në lumë, ku si pasojë, tre persona kanë vdekur.

    “Fsh. Raqë, Gjakovë, 17.04.2021 – 07:38. Është raportuar se një veturë me targa të Shqipërisë ka humbë kontrollin gjatë ngasjes dhe ka rënë në lum. Si pasojë e aksidentit tre personat që gjendeshin në veturë kanë vdekur. Personat janë: dy meshkuj kosovarë dhe një femër Shtetase e Shqipërisë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!