×
  • Lajme
  • Lajme

    Veturat e EULEX-it drejt aeroportit, a po transportohet Nasim Haradinaj drejt Hagës

    Reporteri
    26 Shtator 2020 | 13:15

    Disa automjete të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës janë nisur nga selia e EULEX-it për në aeroport.


    Por, nuk dihen nëse brenda tyre ka qenë edhe i arrestuari i djeshëm Nasim Haradinaj, nënkryetari i OVL UÇK-së.

    Ndryshe, dje oficerët e EULEX-it kanë kryer bastistje në zyrat e OVL-UÇK-së, teksa e arrestuan kryetarin e kësaj organizate, Hysni Gucatin dhe nënkryetarin, Nasim Haradinaj.

    Sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku, në një prononcim për klankosova ka thënë se nuk ka mundur të kontaktojë më që nga nata e mbrëmshme kur Nasim Haradinaj e ka telefonuar avokatin e tij ku i ka treguar se po e nisin për në Hagë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!