Mbrëmë në Bruksel u mbajt një darkë mes liderëve të rajonit, ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kjo darkë u mbajt me ftesë të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Joseph Borrell.
Ky i fundit ka publikuar një video para nisjes së darkës me krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila tregon një ftohësi mes krerëve të Kosovës e Shqipërisë, shkruan Reporteri.net.
Nga videoja e publikuar, shihet se si kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tregohet i afërt me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, por nuk e bën të njëjtën gjë edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.