×
  • Lajme
  • Lajme

    Vijnë urimet nga Lugina e Preshevës për Vjosa Osmanin pasi u bë presidente

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 22:33

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa, e ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen si Presidente e Kosovës.


    Mustafa e ka quajtur Kosovën si shembull për shtete në rajon.

    “Uroj zgjedhjen e Presidentes të Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani – Sadriu.”, shkroi ai.

    “Në 13 vite shtet, Republika e Kosovës për herë të dytë zgjedh grua për presidente. Konstituimi i institucioneve pas procesit zgjedhor demokratik është shembull për shtetet në rajon. Lugina e Preshevës ka nevojë për përkujdesje institucionale të Republikës së Kosovës. Në emër të shqiptarëve të Luginës së Preshevës ftojë presidenten, znj. Osmani-Sadriu, të shtojë vëmendjen përmes politikave strategjike proaktive, angazhimin në përmirësimin e gjendjes së vështirë të drejtave individuale dhe kolektive, si dhe në zgjidhjen e statusit juridiko-politik të Luginës”, shkruan Mustafa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!