×
  • Lajme
  • Lajme

    Viktima e 18-të në Shqipëri është kosovari tjetër nga Gjilani

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 17:08

    Shqipëria gjatë ditës së sotme është tronditur nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka lënë dhjetëra të vdekur dhe qindra të lënduar.


    Reporteri.net ka raportuar gjatë ditës se edhe dy shtetas të Kosovës kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e një hoteli në Durrës.

    Bëhet fjalë për vëllezërit Shemsedin e Isa Abaz nga fshati Livoç i Gjilanit. Që të dy raportohet se kanë humbur jetën në gërmadhat e një ndërtese në Durrës.

    Vdekjen e tyre e kanë konfirmuar për lajmi.net, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.

    Hasani ka thënë se trupi i pajetë i Isa Abazait është nxjerrë, ndërkaq janë duke u bërë përpjekje që edhe trupi i Shemsiut të nxirret nga gërmadhat e hotelit.

    “Të dytë e kanë humbur jetën. Isën e kanë nxjerrë, e pritet edhe Shemsiu që të nxjerrët nga rrënojat jam në vendin e ngjarjes”, deklaroi ambasadori Hasani.

    Vdekja e tyre çon në 18 numrin e viktimave të tërmetit të fuqishëm në Shqipëri.

    Kujtojmë që në orët e para, vëllezërit kanë kontaktuar përmes telefonit, mirëpo më vonë pas disa ore ata u gjetën të vdekur. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!