Ka shkuar në 22 numri i të vdekurëve nga tërmeti në Shqipëri.
Viktima e fundit e cila u raportuar e vdekur ishte një grua 30 vjeçare, e cila u nxorr e gjallë nga gërmadhat por fatëkeqësisht nuk mundi ti mbijetoj palgëve të marra, duke ndërruar kështu jetë në spital, shkruan Reporteri.net
Ndërsa numri i të lënduarve ka shkuar në mbi 600 persona, të cilët janë duke u trajtuar në spitalin traumatikë të Shqipërisë.
Përpos qindra të lënduarve të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ka edhe shumë të tjerë të cilët figurojnë si të zhdukur e që po kërkohen nën rrënoja të shumta që u shkaktuan nga rrënimi i pallateve, shtëpive e hoteleve të shumta.
Kërkimet për të pagjeturit nën gërmadhat po vazhdojnë ende, teksa raportohet se deri të gjindet të gjithë personat të cilët kanë mbetur nën rrënoja, do të punohet me gjenerator.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.