×
  • Lajme
  • Lajme

    Viktimat e “Bio Mulakut” ftohen të lajmërohen në polici

    Reporteri
    19 Korrik 2024 | 10:56

    Viktimat e Nazmi Mulakut, të njohur me emrin e biznesit ‘Bio Mulaku’, janë ftuar të paraqiten në Polici.

    Ftesën ua ka bërë sot Prokuroria Themelore e Mitrovicës, e cila u ka bërë thirrje atyre që të japin deklaratë në cilësinë e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve.

    “Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u bënë apel të gjithë personave që janë në cilësinë e të dëmtuarve, duke marrë tretman “mjekësor“, nga personat me iniciale N.M, dhe P.I., të cilët kanë zhvilluar veprimtarinë në biznesin Bio Mulaku në Vushtrri, e që dyshohen për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit të tyre për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit”, thuhet në njoftim.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti.

    ‘Bio Mulaku’ është arrestuar në Vushtrri bashkë me një person tjetër të martën, nën dyshimin për veprimtari të kundërligjshme mjekësore dhe mashtrim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!