×
  • Lajme
  • Lajme / Statistikat e policisë

    Viti 2024 me më pak vrasje dhe vepra të tjera penale

    Reporteri
    31 Dhjetor 2024 | 12:08

    Në vitin 2024 ka pasur më pak  raste  të vrasjeve në krahasim me vitin paraprak, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Nga statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës, në vitin 2024 janë kryer 17 vrasje, ose 41% më pak sesa në vitin 2023, kur u regjistruan 29 sosh.

    Po ashtu edhe vepra të tjera si lëndim i rëndë dhe i lehtë trupor, vjedhjet, grabitjet dhe kontrabanda kanë shënuar rënie gjatë vitit 2024.

    Dhuna në familje mbetet shqetësuese edhe në vitin 2024, ku kishte rritje për 6% në krahasim me një vit më parë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!